Paper për Amo

‘Kjo kompani merret ekskluzivisht me prodhimin e produkteve ushqimore. Aktualisht, kompania punëson gjashtëdhjetë e pesë punëtorë. Ne përmbushim të gjitha standardet që parashihen e kërkohen në Bashkimin Evropian. Mendoj që tash është koha, rrethanat janë të mira, e momenti për investime është krijuar.’

Një numër videosh janë prodhuar për një numër të konsiderueshëm të bizneseve të suksesshme në Kosovë. Projekti është menaxhuar nga Agjencia e Kosovës për Promovim të Investimeve dhe është zhvilluar tërësisht nga Paper Communications. Përveç storjeve të suksesit, Paper Communications ka krijuar brendin ‘Redy for you’ me qëllim të promovimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe ka ndërmarrë një numër aktivitetesh për zhvillimin e brendit të KIESA dhe në prodhimin e materialeve të komunikimit.