Këshillimi mbi përvetësimet, çështjet gjyqësore, dhe biznesin

Ne sigurojmë një shumëllojshmëri të shërbimeve të përvetësimit për biznese ekzistuese si dhe këshillim në zhvillimin e bizneseve të reja. Ekipi jonë i përvetësimit është i zhytur në trendët më të reja të zhvillimit dhe është plotësisht i aftë në blerjen apo shitjen e biznesit, planifikimin e korporatës, planifikimin e organizatës jo qeveritare, qeverisjen korporatave dhe në bashkim dhe përvetësim. Paper Media dhe Communications është profesional në negociata shoqërore, bërjen e rishikimit të kujdesit të duhur, marrjen e aprovimeve rregullative dhe të aksionarve, dhe në rritjen e kapitalit të nevojshëm. Shembulli i fundit është me prodhuesit e energjisë së erës në Kosovë, që ka qenë i suksesshëm deri më tash.

 

Paper Media dhe Communications gjithashtu përbëhet prej profesionistëve të marrëdhënieve me publikun që kuptojnë avokatët dhe procesin ligjor. Ekipi siguron këshilla se si është mënyra më e mirë për të menaxhuar marrëdhëniet me mediat për klientin e përfshirë në çështje gjyqësore dhe si të implementojnë atë këshillim, sepse ne besojmë në çështjet ‘jashtë gjykatës’ në secilin proces ligjor. Ne punojmë afër me avokatët që nga fillimi dhe kuptojmë nevojën për të balancuar çështjet ligjore me ato të marrëdhënieve me publikun. Ne veprojmë aktivisht për të maksimizuar avantazhet që ngritën nga proceset dhe minimizojmë dëmet me mbrojtje.