Paper për Frutex

‘Kompania Frutex, krijuar më 1994, prodhon pije energjike dhe lëngje frutash. Kosova, si vend i mundësive, ka bërë të mundur suksesin e kompanisë sonë, në krijim të brendeve ndërkombëtare, që sot eksportohen në shumë vende të botës. Si në çdo vend të zhvilluar, mund të bëhet biznesi edhe në Kosovë, qoftë për të prodhuar apo për të ofruar shërbime, por në Kosovë këto mund të bëhen më shpejt dhe më lirë.’

Një numër videosh janë prodhuar për një numër të konsiderueshëm të bizneseve të suksesshme në Kosovë. Projekti është menaxhuar nga Agjencia e Kosovës për Promovim të Investimeve dhe është zhvilluar tërësisht nga Paper Communications. Përveç storjeve të suksesit, Paper Communications ka krijuar brendin ‘Redy for you’ me qëllim të promovimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe ka ndërmarrë një numër aktivitetesh për zhvillimin e brendit të KIESA dhe në prodhimin e materialeve të komunikimit.