Paper për Bibita

‘Kompania jonë është themeluar më 1991 nga Ymer Gruda. Në fazën e hershme të ekzistencës së saj kompania filloi me prodhimin e një linje të pijeve të gazuara, duke vijuar më 2007 me peceta të lagështa për përdorime të ndryshme. Është e mrekullueshme çfarë ndodh në Kosovë! Një kimist krijon një kompani që arrin të eksportojë në dyzet vende të ndryshme të botës.’

Një numër videosh janë prodhuar për një numër të konsiderueshëm të bizneseve të suksesshme në Kosovë. Projekti është menaxhuar nga Agjencia e Kosovës për Promovim të Investimeve dhe është zhvilluar tërësisht nga Paper Communications. Përveç storjeve të suksesit, Paper Communications ka krijuar brendin ‘Redy for you’ me qëllim të promovimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe ka ndërmarrë një numër aktivitetesh për zhvillimin e brendit të KIESA dhe në prodhimin e materialeve të komunikimit.