‘Baruti është qendër zvicerane e thirrjeve, me seli në Prishtinë. Kemi filluar biznesin tonë para pesë vitesh e gjysëm, me 7 punëtorë. Qendra jonë është 100% e vetë-qëndrueshme financiarisht, derisa aktualisht kemi më se 320 punëtorë në tri lokacione në Prishtinë. Kosova ka rini të motivuar që është e etur për punë, si dhe po pret të transformojë potencialin e vet në punë.’
Një numër videosh janë prodhuar për një numër të konsiderueshëm të bizneseve të suksesshme në Kosovë. Projekti është menaxhuar nga Agjencia e Kosovës për Promovim të Investimeve dhe është zhvilluar tërësisht nga Paper Communications. Përveç storjeve të suksesit, Paper Communications ka krijuar brendin ‘Redy for you’ me qëllim të promovimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe ka ndërmarrë një numër aktivitetesh për zhvillimin e brendit të KIESA dhe në prodhimin e materialeve të komunikimit.