Paper për Arkos

‘Kompania Arkos është degë e RI SpA, e specializuar në prodhimin dhe ndërtimin e sistemeve para-fabrikate modulare për klientë civilë e ushtarakë, me formulën “çelës në dorë”. Investimi në Kosovë ka arritur sukses për shkak se infrastruktura, siguria e biznesit, si dhe korniza ligjore janë të përshtatshme, sidomos për investitorët e huaj.’

Një numër videosh janë prodhuar për një numër të konsiderueshëm të bizneseve të suksesshme në Kosovë. Projekti është menaxhuar nga Agjencia e Kosovës për Promovim të Investimeve dhe është zhvilluar tërësisht nga Paper Communications. Përveç storjeve të suksesit, Paper Communications ka krijuar brendin ‘Redy for you’ me qëllim të promovimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe ka ndërmarrë një numër aktivitetesh për zhvillimin e brendit të KIESA dhe në prodhimin e materialeve të komunikimit.