‘Kompania ABI është biznes familjar që vepron që prej vitit 1988. Kompania jonë ka 700 punëtorë e mijëra bujq. Me përkrahjen dhe sigurinë që ofrohet në Kosovë, sot kemi investime me mbi 10 milionë euro. Sidoqoftë, Kosova ka potencial tejet të lartë për investime të reja.’
Një numër videosh janë prodhuar për një numër të konsiderueshëm të bizneseve të suksesshme në Kosovë. Projekti është menaxhuar nga Agjencia e Kosovës për Promovim të Investimeve dhe është zhvilluar tërësisht nga Paper Communications. Përveç storjeve të suksesit, Paper Communications ka krijuar brendin ‘Redy for you’ me qëllim të promovimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe ka ndërmarrë një numër aktivitetesh për zhvillimin e brendit të KIESA dhe në prodhimin e materialeve të komunikimit.